FAHRZONE GmbH – Kushtet e Përgjithshme të Biznesit (AGB)
Kontrata
Kontrata ka të bëjë me një trajnim për patentë shoferi në auto-shkollën “FAHRZONE GmbH”. Ajo hyn në fuqi sapo nxënësi i autoshkollës të regjistrohet në njërin nga mënyrat e përshkruara (me gojë, me telefon, me SMS ose online) dhe përfundon automatikisht pas kalimit me sukses të provimit praktik të patentës. Auto-shkolla angazhohet t’i ofrojë nxënësit një trajnim të rregullt dhe efektiv, që i përgjigjet kërkesave të Ligjit Zviceran për Trafikun Rrugor. Si nxënësi, ashtu edhe instruktori i vozitjes kanë të drejtë të ndërpresin marrëdhënien kontraktuale në çdo kohë.
Tarifat
Kostot për shërbimet që ofrojmë publikohen në faqen tonë të internetit dhe mund të ndryshohen në çdo kohë pa paralajmërim. Ju lutemi vini re se ofertat speciale janë të vlefshme vetëm për periudhën e caktuar dhe mund të shfrytëzohen vetëm një herë për çdo nxënës.
Mjetet e autoshkollës
Pjesa praktike e mësimit të vozitjes zhvillohet me një automjet të autoshkollës, i cili, sipas dëshirës së nxënësit, mund të jetë me marsh manual ose automatik. Në raste të rralla, si p.sh. gjatë mirëmbajtjes, defekteve ose situatave të ngjashme, mund të jetë e nevojshme përdorimi i një automjeti tjetër të përshtatshëm. Çmimi i orës së vozitjes mbetet i pandryshuar.
Ora e vozitjes
Kohëzgjatja e një ore vozitjeje është 45 minuta dhe përfshin një proces të organizuar me kujdes. Ora fillon me përshëndetjen e instruktorit, vazhdon me dhënien e udhëzimeve dhe ushtrimeve praktike në vozitje. Në fund të mësimit bëhet një vlerësim i performancës dhe një diskutim përmbyllës. Pastaj caktohet një term i ri. Në përgjithësi, orët e vozitjes zhvillohen në selinë e FAHRZONE GmbH, por instruktori dhe nxënësi mund të bien dakord edhe për një vendtakim tjetër.
*Leja e nxënësit për vozitje duhet të merret me vete në çdo orë.
Anulimet
Nxënësit duhet të njoftojnë anulimin të paktën 24 orë para terminit të caktuar. Kjo mund të bëhet me telefon, me e-mail ose në raste urgjente edhe me SMS/WhatsApp. Në rast njoftimi në kohë, nuk ka kosto shtesë për nxënësin.
Shtyrjet e termineve
Shtyrja e terminit duhet gjithashtu të njoftohet të paktën 24 orë para terminit të parashikuar. Auto-shkolla do të përpiqet të ofrojë një termin zëvendësues, por nuk mund ta garantojë këtë. Nuk ka kosto shtesë për nxënësin nëse shtyrja bëhet në kohë.
Mos-paraqitja
Nëse nxënësi nuk paraqitet në orën e vozitjes pa njoftim paraprak ose pa shtyrje të terminit, do të faturohet tarifa e plotë e orës. Kjo vlen edhe nëse nxënësi vonohet dhe ora e vozitjes zhvillohet pjesërisht ose fare jo.
Njoftimi për sëmundje
Në rast sëmundjeje, nxënësi duhet të informojë sa më shpejt autoshkollën. Me paraqitjen e një raporti mjekësor, kostoja e orës së vozitjes nuk faturohet. Nëse nxënësi anulon pa raport mjekësor, zbatohen rregullat për anulimet dhe shtyrjet.
Sigurimi
Nxënësit e trajnuar te FAHRZONE GmbH janë të siguruar nga Helvetia (sigurim kasko i plotë dhe aksidenti). Kjo vlen për mësimet praktike, teorike dhe provimin zyrtar të patentës.
Nëse rezervoni orë individuale, aplikohet një tarifë bazë prej 120 CHF. Nëse merrni paketë, kjo është e përfshirë në çmim.
Përjashtim bëhet nëse nxënësi ngas nën ndikimin e alkoolit, drogës, ilaçeve ose në gjendje lodhjeje të rëndë. Në këto raste, sigurimi nuk mbulon asnjë përgjegjësi.
Provimi praktik
Si pjesëmarrës në autoshkollën tonë, jeni të detyruar të paguani të gjitha faturat para provimit praktik. Përndryshe, FAHRZONE GmbH rezervon të drejtën të mos kryejë ose të anulojë provimin praktik. Në rast anulimi, të gjitha kostot faturohen plotësisht.
Kur të përfundoni me sukses të gjithë trajnimin dhe të jeni gati për provimin praktik, autoshkolla do t’ju regjistrojë dhe do t’ju shoqërojë. Para regjistrimit, duhet të kaloni një provim të brendshëm testues.
Nëse dëshironi të kryeni provimin pa miratimin e instruktorit, duhet vetë të siguroni automjetin e përshtatshëm dhe personin shoqërues. Nëse mungoni në mësimet pas regjistrimit për provim, do ta organizoni provimin me shpenzimet tuaja.
Provimi i tretë ose konfirmimi i trajnimit
Te provimi i tretë aplikohet një tarifë shtesë prej 100 CHF, pasi kryhet një bisedë me ekspertin kryesor ose përgatitet konfirmimi i trajnimit dhe bëhet caktimi personal i terminit në zyrën e trafikut rrugor, pasi online nuk është e mundur për provimin e tretë.
Kushtet e pagesës
Kushtet e pagesës te FAHRZONE GmbH kërkojnë që çdo orë vozitjeje të paguhet para fillimit. Metodat e pranuara janë para në dorë, kartelat EC, PayPal dhe TWINT. Paketat mund të paguhen edhe me faturë, por duhet të jenë plotësisht të paguara para orës së parë.
*Nëse fatura nuk paguhet deri në ditën e provimit, FAHRZONE GmbH ka të drejtë të shtyjë termin derisa të kryhet pagesa.
Kursët
Për arsye organizative, rezervojmë të drejtën të shtyjmë ose bashkojmë kurset, të ndryshojmë vendndodhjen ose t’i anulojmë në rast pjesëmarrjeje të ulët. Në rast mungese të instruktorit, mund të ketë zëvendësim të tij.
Regjistrimet për të gjitha kurset janë të detyrueshme. Çregjistrimi duhet të bëhet me shkrim (email ose letër) dhe të jetë i provueshëm. Rimbursimi për çregjistrimin zbatohet si më poshtë:
Anulim 14 ditë para fillimit: Pa pagesë
Anulim 7-13 ditë para fillimit: 80 CHF
Anulim 0-6 ditë para fillimit ose mos-paraqitje: Pa rimbursim, paguhet çmimi i plotë i kursit
Kursët zhvillohen në gjuhën gjermane (standard ose dialekt zviceran). Pjesëmarrësit që nuk e kuptojnë për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës dhe nuk arrijnë objektivat, refuzohen ditën e kursit me pagesë.
Gjobat
Nxënësi mban përgjegjësi dhe kosto për çdo gjobë të shkaktuar nga sjellja e tij e gabuar.
Vonesat në pagesë
Nëse pagesa nuk kryhet brenda 30 ditëve, dërgohet një kujtesë me tarifë shtesë prej 20 CHF. Nëse vonesa vazhdon, fillon procedura ligjore pa paralajmërim. Aplikohet interes vonese 5% dhe tarifë përpunimi prej 150 CHF. Për fshirjen e kërkesës, paguhet 200 CHF në dorë.
Privatësia
Të dhënat e klientëve nuk u jepen palëve të treta. Ato përdoren vetëm për qëllime të brendshme.
Brenda FAHRZONE GmbH, të dhënat mund të përdoren për marketing.
Regjistrimet e imazhit, zërit dhe videos gjatë trajnimit mund të përdoren për qëllime promovuese. FAHRZONE GmbH ka të drejtë t’i ruajë, përdorë dhe ndajë të dhënat me palë të treta të autorizuara dhe t’i përdorë për zhvillimin e produkteve të reja dhe shërbimeve.
Jurisdiksioni
Për këto kushte aplikohet ligji zviceran. Për mosmarrëveshjet, kompetenca gjyqësore është selia e kompanisë.
Ndryshimet e AGB
Klienti i pranon kushtet e paraqitura. Kompania rezervon të drejtën t’i ndryshojë ato në çdo kohë.
* Për arsye leximi, është përdorur forma mashkullore, por termat vlejnë për të dy gjinitë.
Deklarata e Pajtimit
Pjesëmarrësi me regjistrimin online konfirmon se ka lexuar dhe kuptuar kushtet dhe pajtohet me to.